Hijet e së kaluarës/ Hera e tretë që i shpëton atentatit, kush e do të vdekur ish-policin Gentian Bejtja?

Një atentat i mirëplanifikuar dhe i mirëorganizuar ndaj banesës së Gentian Bejtjas tronditi gjatë natës fshatin Larushk të Krujës.

Pak pas mesnate persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj pjesëtareve të familjes së 42 vjeçarit Gentian Bejtja.

Bejtja i shpëtoi plumbave. Por kunati i tij, Ramzan Sino humbi jetën nga plumbat, ndërsa djali i Bejtjas, Alvi Bejtja mbeti i plagosur. Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Autorët dyshohet të kenë qëlluar  me armë zjarri kallashnikov nga distanca. Për të humbur gjurmët pak minuta më vonë e kanë djegur mjetin në zonën e lapidarit të Tapizës.

Shenjestër e atentatit mendohet se ka qenë pronari i banesës, Gentian Bejtja.

Kjo është hera e tretë që Gentian Bejtja i shpëton atentatit.

Me 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afëris të Niklës në Fushë-Krujë ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbeetet e pazbuluar.

Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt./albeu.com/


Shtuar 4.07.2023 07:46