Vdes në moshën 100-vjeçare komandoja i fundit i mbijetuar i Normandisë D-Day

Leon Gauthier, i mbijetuari i fundit i një njësie komandosh franceze që zbarkuan me qindra mijëra forca aleate në brigjet franceze në Ditën D për të çliruar Francën dhe Evropën nga forcat naziste, vdiq sot në moshën 100-vjeçare.

Gaultier ishte një nga 177 komandot (beretat jeshile) që zbarkuan në plazhet e Normandisë përballë vijëssë ashpër të mbrojtjes së forcave naziste të Adolf Hitlerit në vitin 1944.

Presidenti francez Emmanuel Macron i quajti Gaultier dhe shokët e tij ushtarë “heronj të Çlirimit”.

“Do të mbetet i paharruar”, shkroi Macron në Tëitter.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Gauthier i dorëzoi një praktikanti marins beretën e tij të gjelbër në një paradë në Colville-Montgomery, afër vendit ku ai kishte zbritur në plazhin e koduar Swodrd Beach në një breshëri zjarri armik.

Në një moment prekës gjatë asaj ceremonie, marins i ri u gjunjëzua në mënyrë që Gauthier, i cili ishte në një karrige me rrota, të mund të drejtonte beretën e tij.

Gauthier ishte në një nga luftanijet e fundit franceze që lundroi për në Britani për t’u bashkuar me Forcat e Lira Franceze të gjeneralit Charles de Gaulle ndërsa gjermanët përparuan në gjysmën veriore të territorit francez në vitin 1940.


Shtuar 3.07.2023 15:36