Tre adoleshentë janë arrestuar në Durrës pasi akuozhet se shisnin lëndë narkotike të ndara në doza në lokalet e qytetit.
Të arrestuarit janë: Elton Bici, 18 vjeç, Luis Lleshi, 19 vjeç dhe R.M., 17 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në plazhin e Durrësit. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/