Aktori i njohur, Henry Darrow i njohur për rolin e tij në filmin “The High Chaparral”, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.
Këto lajme për ndarjen nga jeta të aktorit, u ndanë fillimisht në “Facebook” nga publicisti dhe miku i tij, i cili konfirmoi se artisti vdiq të dielën.
Asnjë shkak i vdekjes nuk është zbuluar deri më tani.
Kujtojmë se Darrow lindi në vitin 1933 në New York City nga prindërit Gloria dhe Enrique, të cilët drejtonin një restorant. Në adoleshencën e tij, prindërit e tij u zhvendosën familjarisht përsëri në vendlindjen e tyre, në Porto Riko, ku Darroë u rrit dhe ndoqi kolegjin para se të nisej në Pasadena, California, në 1954, sipas “The Hollywood Reporter “.
Ai u shfaq në shfaqje të ndryshme televizive para se të luante rolin e tij në filmin The High Chaparral, i cili u transmetua në NBC nga 1967 deri më 1971. Në një intervistë të vitit 2015 për faqen e internetit të Filmit Classic të Richard Armstrong & TV Café, Darrow kujtoi momentin kur producenti i shfaqjes David Dortort e pa atë gjatë një prodhimi në skenë të Ray Bradbury .