Më shumë se 5 orë në SPAK, përfundon dëshmia e Arben Ahmetajt, për çfarë u pyet ish-ministri

Ka përfunduar dëshmia e ish-ministrit Arben Ahmetaj në SPAK, në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash, lidhur këto me aferën e inceneratorëve.

Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

Kujtojmë ë herët janë arrestuar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së Alqi Ballaku dhe janë shpallur në kërkim tre biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Mësohet se Ahmetaj është pyetur në lidhje me një sekuestrim dhe marrjen e një dokumentacioni në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK një javë më parë ka zbarkuar në Kuvend për të marrë të gjithë dokumentacionin e Komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët.

 


Shtuar 22.06.2023 17:49