“Nuk i dhatë ndihmën e parë djalit”, familjarët përplasen fizikisht me mjekët në spitalin e Vlorës

Familjarët e Arbër Feratit, të riut që ndërroi jetë dy ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, teksa po punonte me autokombanjë janë përplasur me uniformat e bardha në spitalin e Vlorës.

Përplasja ka ndodhur për shkak se familjarët e të ndjerit kanë kërkuar që mjekët t’i japin ndihmën e parë Arbër Feratit, por në momentin që kanë mbërritur në oborrin e spitalit, ambulancës i është bllokuar dera, e cila nuk është hapur për disa minuta.

Bluzat e bardha thonë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, por familjarët pretendojnë se ai ka pasur shenja jete teksa po transportohej me ambulancë në spital.

Familjarët e viktimës fajësojnë mjekët për vonesën e ndihmës së parë. Është dashur ndërhyrja e policisë në oborrin e spitalit në mënyrë që situata në shtensionohej. Sakaq mësohet se një efektiv   është lënduar gjatë ndërhyrjes së policisë në oborrin e spitalit./albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 14:40