Rama për marrëveshjen PD-LSI: Kontratë absurde

Nga Fieri, Rama sulmoi edhe koalicionin e PD me LSI, të cilin e cilësoi një kontratë absurde të pa ndodhur më parë.

“Lulzim Basha nënshkruan një kontratë absurde të pandodhur më parë mes dy forcave që hyjnë veç e veç dhe bëjnë që më përpara koalicionin paszgjedhor. Për çfarë arsyeje? Thjesht për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij. Është e qartë që rreziku dhe i destabilizimit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron gjithnjë e më shumë është prezent.

Për këto arsye unë besoj që të gjithë ata që mbështesin verbërisht PD-në dhe që përfaqësojnë ato kategori që ne i mbrojmë me fakte dhe jo me fjalë, shumë më mirë dhe shumë më qëndrueshëm se PD-ja të bëjnë reflektimin e tyre”, tha Rama.

Ndërkohë sot në Fier nisi procesi i vaksinimit për mësuesit, por gjysma e mësuesve nuk pranuan të marrin vaksinën AstraZeneca.


Shtuar 17.03.2021 15:37