Vuçiç nuk lëshon “pe”, refuzon të takohet me Kurtin: Nuk ka kuptim

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin që BE mund të ndërmjetësojë mes tij dhe Kurtit në Bruksel. Ai tha se është e pakuptimtë të flasë me kryeministrin e Kosovës.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Vuçiç sqaroi se do të vendosë nëse, siç tha ai, “teknikisht të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin.

“Por, të flasim me Kurtin, jo”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardshme./albeu.com/ 


Shtuar 18.06.2023 11:34