VIDEO/ Policia arreston me dhunë të riun teksa kalonte para Kryeministrisë, studenti: Po shkoj në punë, jam kamerier, më kanë vënë duart në fyt!

Ditën e sotme, një i ri u ndalua me dhunë nga policia pranë Kryeministrisë. Ai u kap teksa po kalonte në atë pjesë të rrugës përballë godinës së zyrës së kryeministrit.

Teksa po shoqërohej me dhunë, ai u dëgjua të thoshte se ishte duke shkuar për në punë, pasi punon si kamarier si gjithë studentët.

Të lidhura

None found

Efektivët që e ndaluan i kërkuan të ruajë qetësinë, ndërsa ai u përgjigj se më keni vënë duart në fyt.

I riu: Më ndaluan kot. Më kontrolluan rastësisht asgjë. Ça po të bëj o vlla? Po ju ha bukën?! Po shkoja në punë, kamarier si gjithë studentët e tjerë.

Si qetësi më vlla më keni vënë duart në fyt.

 


Shtuar më 16.10.2026 11:47