Pamje të pazakonta kanë pushtuar ditën e sotme Tiranën.
Armatimet e rënda të forcave të NATO-s, në kuadër të stërvitjes “Defender 21”, e cila prej disa javësh po zhvillohet në Shqipëri janë vendosur sot në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa në qiell është dhuruar një spektakël i vërtetë nga një helikopter pjesëmarrës në stërvitje, që valëviste flamurin shqiptar.
Të lidhura
None found
Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët, të cilët kurioz për stërvitjen kanë parë nga afër mjetet ushtarake. /albeu.com/
