Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot, pas takimit që pati me liderët e vendeve afrikane në Kiev, se bisedimet e paqes do të jenë të mundshme vetëm pasi Rusia të tërheqë trupat e saj nga territoret e pushtuara ukrainase, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
“Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë, një tërheqje të vërtetë të forcave ruse nga toka jonë”, tha Zelensky, i cili u bëri thirrje liderëve afrikanë të bashkohen në një samit global të paqes.
Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa bëri thirrje për de-përshkallëzimin nga të dy vendet, në konferencën e përbashkët për shtyp që ai dha me Zelensky.
“Duhet të ketë de-përshkallëzimi nga të dyja palët”, tha Ramaphosa, i cili është pjesë e një delegacioni të liderëve afrikanë që përpiqen të ndërmjetësojnë midis Moskës dhe Kievit.