TABELA/ Rikthehet Euro? Si i këmbyen sot monedhat e huaja me Lekun

Euro e mbylli ditën e djeshme në nivelet më të ulëta historike ndaj Lekut duke zbritur në 105.1 lekë, ndërsa sot duket se e ka rimarrë pak veten duke iu rikthyer një trendi rritës edhe pse është në nivelet minimale në raport me monedhën tonë kombëtare.

Mësohet se sot, një euro blihet me 105.4 lekë dhe shitet me 106.7 lekë me një rritje të vogël krahasuar me ditën e djeshme.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është një rritje e momentit në këtë ditë të shtune apo Euro kapi fundin dje dhe tashmë ka filluar të rikuperohet disi.

Me rritje vërehen edhe monedhat e tjera në raport me lekun, por pavarësisht kësaj, monedha jonë kombëtare paraqitet sërish mjaft e fortë përballë tyre pasi dje euro kapi minimumin historik, kurse USD iu afrua treguesve të 20 viteve më parë. /albeu.com


Shtuar 10.06.2023 12:28