Edhe pse nuk është një personazh publik, emri i Jurgenës, ish të dashurës së Luizit ka qarkulluar në rrjet muajt e fundit më shumë se një pjesë e mirë e VIP-ave shqiptarë.
Brenda “Big Brother VIP”, Luizi tregonte se i kishte lënë amanet Instagramin një mikeshe, që kur doli jashtë shtëpisë tregoi se kishin patur dy-tre takime…
Pra, ata kanë qenë më shumë se shokë para hyrjes së Luizit në “BBV” por ende s’kishte nisur diçka e mirëfilltë. Lidhja e Luizit me Kiarën avancoi brenda shtëpisë, ndaj Jurgena doli nga loja. Madje, ata deklarojnë se as nuk takohen më bashkë me njëri-tjetrin.
Së fundmi janë parë në të njëjtin sallon flokësh, por Jurgena tregoi se kishte qenë “rastësore”.
Edhe Luizi realizoi një video live në Instagram, teksa ndodhet në Amerikë për të mbajtur disa koncerte. Në bisedë e sipër me ndjekësit, ai ka lënë të kuptohet se gjithçka është “OK” me Kiarën, duke shtuar se askush s’e do më shumë se ai.
Pra, s’ka asgjë për t’u shqetësuar për Jurgenën!