Finalja e Ligës së Konferencës është përfshirë përsëri nga përplasjet e dhunshëm mes tifozerive në rrugët e qytetit ku luhet ndeshja.
Nëse një vit më parë kishte dhunë në Tiranë nga mbështetësit e skuadrës së Romës, këtë vit janë tifozët e Fiorentinës ata që po shkaktojnë kaos në rrugët e Pragës para duelit me West Hem.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale, shihen ultrasit e Fiorentinës, një pjesë e madhe e të cilëve të mbuluar me kapuçë, të cilët sulmojnë ultrasit e West Hem nëpër lokalet e qytetit me karrike apo shishe qelqi.
Një situatë aspak normale dhe që ka mobilizuar policinë çeke, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, pak orë para fillimit të ndeshjes mes dy skuadrave.