Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Pallatin Élysée me presidentin francez Emmanuel Macron.
Pas takimit, Kurti vlerësoi mbështetjen e Francës, e cila, sipas tij, ka qëndruar përkrah Kosovës që prej luftës për çlirim dhe pavarësi dhe vijon të jetë një partnere e rëndësishme e vendit.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se me Macronin diskutoi për mundësi të reja bashkëpunimi mes dy shteteve, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sigurinë rajonale. Kurti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përkrahjes franceze për marrjen e statusit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë bisedës, kryeministri shprehu vlerësimin e tij për nismën e Macronit që synon t’i mbrojë fëmijët nga rreziqet e përdorimit gjithnjë e më të gjerë të teknologjisë.

Kjo temë ishte ndër çështjet kryesore të Forumit të Paqes në Paris të këtij viti. Në këtë kuadër, Kosova iu bashkua Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, e cila synon mbrojtjen e mirëqenies, të drejtave dhe së ardhmes së brezave të rinj.
Kurti tha se të dyja vendet do të vijojnë bashkëpunimin për paqen, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e tyre të përbashkët evropiane.







