Sot, 7 qershor, zhvillohet provimi i dytëi Maturës Shtetërore 2023.
Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të, ku do të testohen për gjuhën Shqipe dhe Letërsi. Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30.
Matura shtetërore do të ketë 2 risi këtë vit. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe, për të cilët janë hartuar teste të veçanta.
Gjithashtu në këtë maturë është provimi për mjekësinë. Të gjithë maturantët që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, do të zhvillojnë në gusht një testim në mënyrë të informatizuar.
Provimi i parë i maturës u zhvillua më qershor, lënda gjuhë e huaj.
Provimi i matematikës do të zhvillohet më 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor./albeu.com/