“SPAK nën trysninë e ndërkombëtarëve”, avokati tregon dy akuzat që rëndojnë mbi Dakon

Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili, e ka cilësuar të nxituar vendimin për arrestimin e ish-kryebashkiakut.

Ai tha se SPAK është nxituar nga vendimi i marrë ditën e sotme, dhe se drejtësai sot ndodhet nën presionin e ndërkombëtarëve dhe medias.

Sipas tij akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre” për dy raste të ndryshme, ndërsa tha se Prokuroria e Posaçme e ka lënë atë në arrest me burg.

“Sapo u ekzekutua vendimi i gjykatës së shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, që vendosi arrest me burg për Dakon. Akuzat, është një, për shpërdorim detyre në dy raste, një kallëzim nga disa banorë të një pallati që pretendojnë se ka pasur shkelje, dhe një në prag të zgjedhjeve të 2021, nga Ferdinad Xhaferri. Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike, politike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara”, tha ai.


Shtuar 6.06.2023 21:59