Një digë e epokës sovjetike në Ukrainën lindore është shkatërruar nga shpërthimet ruse, duke shkaktuar kështu përmbytje të mëdha në të gjithë atë zonë të luftës.
Videot në mediat sociale treguan një seri shpërthimesh intensive rreth digës Kakhovka.
More footage reportedly from Nova Kakhovka, where the dam guarding a reservoir at a 30-year high water level has been destroyed. https://t.co/kUHv7u0sdm pic.twitter.com/5eJZbtWAK2
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) June 6, 2023
Ndërkohë që uji nisi të vërshonte nëpër mbetjet e digës.
Diga, 30 metra e lartë dhe 3,2 km (2 milje) e gjatë dhe e cila mban ujë të barabartë me Liqenin e Kripur të Madh në shtetin amerikan të Utah, u ndërtua në vitin 1956 në lumin Dnipro si pjesë e hidrocentralit Kakhovka.
Ajo gjithashtu furnizon me ujë gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia në 2014, dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është gjithashtu nën kontrollin rus.
Zyrtarët e vendosur nga Rusia thanë se nuk kishte ende asnjë rrezik për centralin bërthamor të Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, nga shkatërrimi i digës./albeu.com
One hopes that there are contigency plans for the cooling of Zaporizhzhya Nuclear Power Plant given the dam destruction… https://t.co/8GnW19R5KH
— Dmitri Alperovitch (@DAlperovitch) June 6, 2023