Borrell paralajmëroi pasoja për Kosovën dhe Serbinë, Rama: BE s’mund të ishte më e qartë se kaq!

Kryeministri Edi Rama mbështet thirrjen e BE-së për zgjedhje në reja në very të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Bashkimi Evropian ka folur qartë dhe tensionet e krijuara janë absurd.

Të lidhura

None found

Rama shpreson që Kosova dhe Serbia të zgjidhin konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta kundër tyre, ndërsa u bëri thirrje që të veprojnë shpejt e të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më më pak evropiane. Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, shkruan Rama.

Më herët, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka bërë me dije se do të ketë masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk do të ketë një ulje të menjëhershme të tensioneve.

“BE-ja bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa të vendosura nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet”, shkruan Borrell.

/Albeu.com.


Shtuar më 3.06.2023 16:47

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş