Yuri Kim pozitive për Gjykatën Kushtetuese: Reforma në Drejtësi është e vërtetë

Ambasadorja  amerikane Yuri Kim është shprehur pozitive lidhur me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese e cila që nga dhjetori ka nisur punën pas një pauze tre vjeçare.

“Pas 3 vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020.

Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë. Reforma në drejtësi është e vërtetë.

Amerika do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional.”-eshte shprehur ajo.


Shtuar 21.05.2021 17:31