“Ajo kishte qëlluar veten, unë i dhashë fund…”, 30-vjeçari rrëfen krimin e tmerrshëm, vrau të dashurën shtatzënë

Një ditë pas zbulimit të krimit makabër në Itali, ku Giulia Tramontano 29-vjeçarja në muajin e shtatë të shtazënisë që u vra nga partneri i saj, është zbardhur dëshmia e këtij të fundit përpara hetuesve.

Alessandro Impagnatiello i cili ka pranuar vrasjen e të fejuarës së tij Giulia Tramontano, e vetmja formë pendimi që ka kuptim është t’i japë fund jetës së tij.

Këto janë fjalët që 30-vjeçari i tha avokatit të tij në përfundim të marrjes në pyetje, ku u dha masa e sigurisë së arrestit me burg.

30 vjeçari ka pranuar që e ka qëlluar me thikë partneren e tij shtatzënë dhe se ka vepruar i vetëm në krim, po ka mohuar që ta jetë bërë vrasjen me paramendim.

30-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje të rëndë me paramendim, fshehje të kufomës dhe abort pa konsensus se ka goditur me thikë vajzën dhe më pas ka tentuar t’i vërë flakën me alkool dhe benzinë në vaskë.

Sipas prokurorëve Alessia Menegazzo dhe Letizia Mannella, ai kishte vendosur tashmë të vriste 29-vjeçaren përpara se ajo të kthehej në shtëpi, siç tregohet, midis elementëve të ndryshëm të mbledhur nga hetuesit, nga kërkimit në internet në orën 19:00 të së shtunës, me fjalën kyçe “vaskë qeramike e djegur”.

Impagnatiello tregoi se gjatë sherrit me të renë që ishte kthyer në shtëpi, pasi kishte zbuluar tradhtinë me një grua tjetër që gjithashtu kishte mbetur shtatzënë para se të ndërpriste shtatzëninë,  se “ajo tashmë i kishte shkaktuar vetes disa goditje në qafë dhe unë arrita pranë saj, për të mos e vuajtur i dhashë tre-katër goditje të tjera”.

Thika ra në dysheme – deklaroi ai gjatë rrëfimit të tij – para divanit, ajo ishte e rraskapitur në dysheme dhe i thashë se kishte mbaruar dhe ajo duhej të pushonte.


Shtuar 2.06.2023 21:53