Vrajsa tragjike në Itali/ Kafja e fundit e Alfons Kolës, dëshmia tronditëse: Vrapoi që të shpëtonte, autori e ndoqi nga pas me thikë

Mediet italiane zbardhin detaje të reja në lidhje me vrasjen e Alfons Kolës, i cili u qëllua për vdekje me thikë nga bashkatdhetari i tij Petrit Gega, 52 vjeç.

33-vjeçri u vra dy ditë më parë me thikë jashtë një lokali në zonën e Breshia në Calcinato. Dëshmitarët kanë rrëfyer të dhëna tronditëse.

Ditën e 31 majit, Alfonsi piu kafen e tij të funsit në lokalin Leonessa të Calcinato-s, ku ishte klient i shpeshtë. Ai pati një bisedë të shkurtër me banakierin përpara se të dilte për të takuar personin që do ta masakronte për vdekje me thikë.

Rruga në të cilën ndodhej lokali u shndërrua në pak minuta në një skenë krimi.

“Fonsi, siç e njihnim të gjithë, sapo kishte dalë nga dera e lokalit tim për t’u takuar me një burrë që askush nuk e kishte parë më parë. Disa klientë i panë fillimisht të bisedonin e më pas të diskutonin. Fonsi ia mbathi drejt sheshit Europa, ndërkohë që tjetri e ndiqte. Nga pamjet e sigurisë ai shihet duke u përpjekur që të fshihet pas një makine, ndoshta sepse ishte i plagosur”, rrëfen pronari i lokalit.

“Unë isha brenda lokalit dhe nuk e pashë drejtpërdrejt skenën: disa klientë vrapuan në panik, duke më thënë të thërrisja për ndihmë sepse Fonsi ishte në tokë, i gjakosur – vazhdon banakieri -. Dhe kështu bëra, atëherë dola: rreth tij kishte disa persona që mundoheshin ta ndihmonin. Ambulancat mbërritën pas 20 minutash: telefonuam edhe dy herë të tjera për të kërkuar ndërhyrje, duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, ata u përgjigjën se po vinin: Mora disa lecka nga lokali dhe u përpoqëm të ndalonim gjakderdhjen me sa mundëm. Më në fund mbërriti ndihma dhe helikopteri që e dërgoi në spital”, u shpreh banakieri.

Familja e 33-vjeçarit Alfons Kola që u vra me thikë në Itali ka hapur dyert e mortit në në fshatin Kallmet të Lezhës, në shtëpinë ku viktima jetonte para se të meigronte në Itali.

33-vjeçari u vra me thikë jahthë një lokali në Breshia nga Petrit Gega 52 vjeç. Vrasja e 33-vjeçarit i ka tronditur të gjithë banorët ne fshatin Kallmet, pasi viktima dhe autori i dyshuar ishin fqinj me njëri tjetrin.

Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje. 52-vjeçari u ndalua nga karabinierët një orë pasi goditi dy herë me thikë Alfonsin jashtë kafenesë së duhanit “Leonessa” në Calcinato.

Jashtë kameras fqinjet thonë se dy familjet kishin patur marrëdhënie të mira me njëri tjetrin.
Petrit Gega i cili u arrestua për vrasjen e 33 vjeçarit ka kyçur gojën para oficerëve të policisë, të cilët e morën në pyetje./albeu.com/ 


Shtuar 2.06.2023 12:31