Tritoli në fasonerinë në Tiranë, si e kërcënonte 46-vjeçari pronarin italian: Më jep 100 mijë euro ose

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin me tritol në portën e një fasonerie në pronësi të shtetasit italian disa ditë më parë në zonën e Freskut Tiranë.

Në lidhje me ngjarjen në pranga janë vënë dy persona, një 16-vjeçar dhe një 46-vjeçar, Edmond Arapi. Gazetari Igli Çelmeta raporton se shtetasit italian i ishte vendosur gjobë prej 100 mijë eurosh nga Edmond Arapi nga Himara, i akuzuar me parë për plagosje.

46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë. Italiani nuk pranoi të paguante gjobën, ndërsa Edmond Arapi më pas organizoi vendosjen e tritolit ne fasoneri.

Për rrjedhojë Edmond Arapi ka shtyrë 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasinë e lëndës plasëse në fasoneri. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk pati të lënduar./albeu.com/


Shtuar 1.06.2023 11:03