3 ditë pa larë, seti fotografik që detyroi Angelina Jolie të sakrifikojë (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur Angelina Jolie i është bashkuar një tjetër nisme kohët e fundit dhe ajo është për mbrojtjen e bletëve.

Në Ditën Botërore të Bletëve, 45-vjeçarja realizoi dhe një set fotosh të frikshme me bletë që kishin mbushur trupin e saj.

Në videon e shfaqur për realizimin e këtyre fotove tregohet ylli i kinematografisë ndërsa qëndron pa lëvizur dhe qindra bletë lëvizin në trupin dhe kokën e saj.

“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Qëndrova për 3 ditë pa bërë dush pasi ekspertët më thanë se bletët nuk do të më afroheshin nëse do të ndjenin aromën e shampove apo parfumeve të mia”, tregon Jolie.


Shtuar 21.05.2021 14:30