Arrestohen shqiptarët motër e vëlla në Itali, policia u gjen kokainë dhe 22 mijë euro

Dy shqiptarë motër e vëlla janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me kokainë dhe mbi 22 mijë euro cash në banesë.

Të arrestuarit, të moshave 30 dhe 25 vjeç, kryenin dërgesa droge në shtëpitë e blerësve, me ndihmë të celularëve.

Ketuesit ndoqën të renë që u kap në Cassano Magnago duke dhënë një dozë kokaine prej rreth gjysmë grami një shtetasi italian, kundrejt vlerës 50 euro. Në çantën e saj u gjetën katër doza të tjera dhe 140 euro.

Nga kontrolli në shtëpinë e saj u zbulua edhe përfshirja e vëllait të saj. Policia gjeti dhe sekuestroi 500 kilogram kokainë të ndarë në nëntë mbështjellës me peshë rreth 50 gramë secila dhe 73 doza të tjera.

Gjithashtu u zbuluan 22.300 euro cash dhe 5 celularë me të cilët dy të arrestuarit merrnin porosi.

 


Shtuar 27.05.2023 13:13