I ra telefoni në ujë, zyrtari indian zbraz gjithë digën për ta gjetur

Një zyrtar qeveritar në Indi është pezulluar nga puna pasi ka urdhëruar që të zbarzet një rezervuar, që ai të gjejë telefonin e tij.

U deshën tre ditë për të pompuar miliona litra ujë nga diga, pasi Rajesh Vishwas duke bërë një selfie, i ra telefoni në ujë.

Vishwas pretendoi se përmbante të dhëna të ndjeshme të qeverisë dhe kishte nevojë për rikuperim, por ai është akuzuar për keqpërdorim të postit të tij.

Vishwas ka mohuar të ketë keqpërdorur detyrën dhe tha se uji që ai shkarkoi ishte nga pjesa e derdhjes së digës dhe “jo në gjendje të përdorshme”./albeu.com


Shtuar 27.05.2023 07:26