Tensionet në veri, Vuçiç: Asnjëherë nuk ka patur krizë më të rëndë dhe më të madhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë sesa të premten në veri të Kosovës. Për këtë, Vuçiç ka paralajmëruar se Serbia nuk do të rri duarkryq.

Vuçiç ka thënë se pasi ta mbarojnë tubimin në Beograd, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar atë që ka ndodhur sot në veri të Kosovës.

“Sikur me dashje prisnin që njerëzit nga veriu i Kosovës të vinin në Beograd, u sulmuan ndërtesat komunale, dhe përfaqësuesit e QUINT-it heshtën për të gjitha këto, dhe tani po e dënojnë, kur shqiptarët kanë mbaruar punë. Nuk kemi pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë. Sapo të përfundojë ky tubim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të biseduar për atë që do të ndodhë në Kosovë dhe kam frikë që do të ndodhin shumë gjëra të këqija sepse e dimë me kë kemi të bëjmë”, ka thënë ai para mijërave njerëzve të tubuar në një miting në Beograd.


Shtuar 26.05.2023 22:12