Aksion si nëpër filma/ Detaje nga arrestimi i Laert Haxhiut në Janinë, si tentoi t’i shpëtonte policisë greke

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Laert Haxhiut në Janinë të Greqisë. Laert Haxhiu ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2017 në Lushjnë.

Haxhiu cilësohe si një nga pesë njerëzit më të kërkuar nga policia shqiptare.
Haxhiu u kap mbrëmjen e së hënë nga policia greke me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin me inicialet Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Protothema.gr raporton se si ndodhi arrestimi I të shumëkërkuarit. Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një mjetit të ndalonte në zonën e Eleuzës në Janinë.

Por shoferi, Laert Haxhiu nuk iu bind patrullës së policisë, ai shtyi gaz për tu larguar nga policia. Sakaq gjatë përndjekjes nga policia Haxhia është përplasur me tre automjete. Aty është bërë e munduar kapja e tij.

Policia bën me dije se në makinë bashkë me rë shumëkërkuarin idhin dhe dy perona të tjerë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, per te cilën janë dënuar më herët me burgim të perjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Orgest Bilbili , Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.

Kujtojmë se Haxhiu u shpall rreth një vit më parë së bashku me Talo Çelën, Jani Aliajn, Ibrahim Licin dhe Erjon Llapushi, në listën e 5 njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare./albeu.com/


Shtuar 24.05.2023 09:29