“Unë jam Habib Rexha …”, publikohet video e vrasësit të Arian Gosës para vetëdorëzimit në polici

Unë jam Habib Rexha …”, këto janë fjalët e 31-vjeçarit i cili vrau me plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë mbasditen e së dielës, pak minuta para dorëzimit në polici.

Habib Rexha ka bërë një video ku ëhstë sëbashku me të atin, Fadil Rexha, dhe njofton se pas bisedës me familjarët është bindur të vetëdorëzohet në polici.


Unë jam Habib Rexha, ky është babai im, Fadil Rexha. Me dëshirën time do të vetëdorëzohem në komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, dëgjohet teksa thotë 31-vjeçari.

Sipas dyshimeve, ekzekutimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i Arian Gosës vrau vëllanë e Habib Rexhës më datën 29 mars.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:

Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Arjan Gosa u ekzekutua me plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar kafe me të atin në një lokal në Kavajë. Shkak i ngjarjes dyshohet se është hakmarrja.

Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili së bashku me Edmond Gosën (vëllain e Arjan Gosës) humbën jetën pas një konflikti banal me njëri-tjetrin.


Shtuar 23.05.2023 19:08