Kryeminsitri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ashtu siç pati premtuar një ditë aps zgjedhjeve, ka nisur turin e falenderimeve në Shqipëi.
Gjatë ditës së sotme, Rama u takua me këshilltarë socialistë në Lezhë të zgjedhur në 14 maj. Ai tha se edhe në Lezhë ashtu si në shumicën e bashkive në të gjithë vendin, shqiptarët zgjodhën punën e jo fjalët.
“Për hir të së vërtetës ka qenë një nga betejat e vështira edhe ka qenë një nga ato 11 betejat e hapura, që deri në fund unë e kisha me merak. Kjo është një zonë aspak e lehtë, por shumë zonë e vështirë, por kisha atë ndjesinë, që ne të paktën këtu kemi bërë atë çfarë kemi mundur, jo sa kemi dashur. Më mbante besimi se njerëzit do ta vlerësonin këtë gjë dhe kështu ndodhi dhe për hir të së vërtetës ishte fitore që kaloi parashikimet. Unë thosha do jetë e ngushtë, por u punua shumë në fushatë, u bë organizim shumë i mirë. Këtu kemi organizim të mirë të degës së PS dhe ka shpërblyer puna”, tha kryeministri Edi Rama.