Flamur Noka shkon në SPAK

Deputeti Flamur Noka ka shkuar në SPAK. Mësohet se Noka është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj.

Deputeti demokrat është thirrur në cilësin e deklaruesit për disa kallëzime që ka depozituar në SPAK.

Pak javë më parë ai ka kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Sipas Nokës kallëzimi është bërë për dy vepra penale, të cilat pretendon se janë kryer nga Bufi, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”./Albeu.com/


Shtuar 23.05.2023 10:03