Kush është shenja më me fat e kësaj jave? Horoskopi sipas Paolo Fox, 22-28 maj 2023

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për javën nga 22 deri më 28 maj 2023.

Ndosh nuk ju duket e vërtetë, por edhe muajit maj po i vjen fundi. Moti sigurisht nuk ishte më i miri, mes shiut herë pas here, të ftohtit aty-këtu, pranverës që duket se po përpiqet të pushtojë vendin dhe verën që përçapet të nisë.

Por, pavarësisht kësaj, koha ikën dhe një javë tjetër, java e fundit e plotë e majit, sapo ka nisur. Dhe ajo është e gjitha për t’u përjetuar.

Por a nuk jeni kuriozë të dini se si do të shkojnë këto shtatë ditë në frontin sentimental dhe profesional? A do të ketë shenja më me fat se të tjerët? A do t’i duhet dikujt të kapërcejë një pengesë përpara se të brohorasë?

Horoskopi javor i Paolo Fox, Dashi

Katër yje për Dashin

Marsi është në anën tuaj, ndaj do të përpiqet t’ju ndihmojë sepse Venusi ka qenë paksa i diskutueshëm në lëvizjet e tij ditët e fundit. Në dashuri duhet të përpiqeni të ecni përpara, por kushtojini vëmendje të hënës: kujdes, sidomos në fillim të javës. Miqësitë janë të mira, por keni nevojë për përgjigje dhe siguri.

Në punë duhet të bëni një pushim: keni kaq shumë ide, shumë projekte, por nuk mund të filloni siç do të dëshironit. Jeni në ankth dhe kjo është e sikletshme!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Demi

Tre yje për shenjën e Demit

Epo në dashuri, ju mund të vazhdoni një plan të mirë nëse zemra juaj rreh për dikë. Takimet janë të preferuara, Venusi dhe Jupiteri janë në anën tuaj dhe pasioni është aty te cepi. Mundohuni të mos merrni për kapital çdo gjë që thuhet nga njerëz të largët për ju. E sakaq, kini kujdes që të mos përfshini veten në situata të vështira vetëm sepse jeni krenarë dhe kokëfortë.

Në punë, mundësitë janë të shumta dhe qielli ju buzëqesh. Kontaktet janë të favorizuara, ndaj kohë pas kohe merruni me to dhe gjithçka do të jetë në favorin tuaj!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Binjakët

Pesë yje për Binjakët

Në dashuri keni ende pak frikë se mos bëni një gabim, jeni mosbesues dhe shpesh e keni lënë veten të shkojë pas rastësisë, duke u zhytur në marrëdhënie të herëpashershme. Tani jeni duke pritur për diçka të bukur, por nuk dini si të veproni. Takimet e reja janë të preferuara, ç’pret, mjaft më single!

Në punë, vallë a keni ndonjë projekt? Epo, përpiquni t’i çoni përpara gjërat që mendoni. Edhe pse duhet të bëni sakrifica, mos u dorëzoni. Saturni është vërtet kundër por disa gjëra janë rikthyer në lojë.

Horoskopi javor i Paolo Fox, Gaforrja

Pesë yje për Gaforren

Afërdita është në anën tuaj, kështu që mund ta lini veten të dashuroheni: sigurisht që keni një qëndrim tjetër, më aktiv dhe dëshironi të braktisni ndjenjën e fajit për të nisur takime të reja. Nuk ju mungon pasioni, por edhe sensualiteti. Megjithatë jeni të zënë me punë në mes të javës.

Në punë konfirmimet janë rrugës, por kujdes me hesapet dhe borxhe që keni. Ju keni pasur sukses në të kaluarën, por tani jeni duke pritur për një telefonatë të re – a do të vijë ajo? Pjesërisht, kjo varet nga ju!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Luani

Katër yje për shenjën e Luanit

Jeni të interesuar për një person disi të veçantë, por mos u shqetësoni sepse nga 5 qershori Afërdita do të jetë me ju dhe tranziti i saj, që është vërtet i veçantë, do të zgjasë mjaftueshëm. Periudha, pra, është me fat: mund ta lini veten të çliroheni dhe mos harroni se marrëdhëniet me të lindurit e shenjës së Dashit dhe Peshores janë të shkëlqyera.

Në punë situatat janë interesante, por keni pak inat: Ju ka zhgënjyer njeri? Mundohuni të harroni, të vazhdoni dhe të ecni përpara, duke kujtuar “sloganin”: “…karvani shkon përpara!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Virgjëresha

Katër yje për Virgjëreshën

Në dashuri, mund ta lini veten të shkojë pas një ndjenje të re sepse qielli ju buzëqesh. Megjithatë duhet t’i kushtoni vëmendje të shtunës, e cila sjell me vete disa dyshime. Marrëdhënie të mira me të tjerët, por keni qenë pak i zhgënjyer nga e kaluara dhe keni frikë të lidheni me një person të ri: po sikur të harroni çdo gjë dhe të vazhdoni përpara?

Në punë, ndryshimet janë afër dhe do t’ju duhet të pranoni zgjidhje të ndryshme. Ata që e nisin nga e para do të kenë më shumë përgjegjësi!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Peshorja

Katër yje për Peshoren

Në dashuri ju është dashur të përballeni me një periudhë disi kritike, keni ende disa paqartësi dhe do të ketë akoma më shumë dyshime të martën. Megjithatë, një gjë është e sigurt, ju doni ta lini veten të lirë dhe mund ta bëni këtë në fundjavë kur yjet janë favoritë.

Në punë duhet të fitoni disa para, keni humbur shumë në të kaluarën e afërt. Nuk ju mungojnë idetë, sidomos të dielën. Mos harroni: nëse rrëzoheni, do të ngriheni shpejt!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Akrepi

Pesë yje për Akrepin

Jupiteri është në dizavantazh, ndaj në dashuri duhet të jeni pak të kujdesshëm dhe nuk mund ta lini veten të shpërfillni gjërat ashtu siç ndonjëherë dëshironi. Shanset për takime janë të mira, por ndoshta nuk jeni në gjendje t’i jepni një personi të veçantë atë që meriton. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Në punë, qielli ju buzëqesh, por do t’ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme. Dhe gjithashtu të kuptoni nëse është e përshtatshme për ju nga pikëpamja ekonomike!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Shigjetari

Tre yje për shenjën e Shigjetarit

Në dashuri keni ndryshuar mendim për një person dhe qershori do të jetë muaji i pasionit. Mundohuni të jeni më pak kritikë dhe kaq shumë të kujdesshëm, edhe nëse do të ketë polemika midis të shtunës dhe të dielës. Merrni kohën që ju duhet.

Në punë ju është dashur të bëni shumë dhe mundi ndihet. Por suksesi, pas kaq shumë përpjekjesh ka ardhur dhe qershori do të jetë muaji juaj. Në çdo rast, kini kujdes nga ndryshimet: disa do të jenë të detyruara dhe të pashmangshme!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Bricjapi

Pesë yje për Bricjapin

Afërdita është në opozitë, ndaj duhet të ecni lehtë në dashuri. Historitë që kanë lindur tani janë paksa të vështira, ndaj është më mirë të jeni të kujdesshëm, veçanërisht nëse jeni duke u lidhur me një person të largët ose të përkushtuar te dikush. Kujdes të martën.

Në punë gjërat po përmirësohen dhe mundësitë nuk mungojnë. Me pak fjalë, përpiquni të mos ndaleni tani: qielli ju buzëqesh, lajmet janë afër!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Ujori

Tre yje për Ujorin

Në dashuri do të duhet të përballeni me pak shqetësime, të enjten kujdes me tensionet. Marrëdhëniet e lindura kohët e fundit janë paksa të pasigurta, por ju ndiheni të dëshiruar që të ndryshoni, të riorganizoni kartat dhe të ktheheni në lojë. Kini kujdes me debatet, ndonjëherë ato janë të parëndësishme dhe mund të shmangen.

Në punë jeni pak nervozë, nuk mund të thoni fjalën tuaj dhe kjo ju zemëron. Një projekt nuk po mundet të përfundojë, të paktën jo tani: duhet të jeni të durueshëm dhe të qetë. Për aq sa është e mundur!

Horoskopi javor i Paolo Fox, Peshqit

Tre yje për Peshqit

Duhet të ndaloni së dashuruari ata që nuk ju meritojnë, qofshin njerëz të largët apo tashmë të zënë. Duhet t’i largoni të gjitha këto sepse Afërdita është në anën tuaj dhe nuk mund të humbisni një mundësi: fundjava ju buzëqesh, por kini kujdes për çdo dyshim ndaj të lindurve në shenjën e Binjakëve dhe Akrepit.

Në punë, ju dëshironi një hov të ri, të bëni një ndryshim në jetën tuaj: me pak fjalë, dëshironi të largoheni nga gjërat që nuk keni dëshirë të merreni. Do t’ia dilni, por me kohë.


Shtuar 22.05.2023 18:24