FOTO/ U kthye nga Italia për të marrë hakun e vëllait, arsyeja pse Rexha e qëlloi me dorën e majtë Arian Gosën

Kavaja u trondit pasditen e djeshme pasi Arian Gosa u ekzekutua me plumb në kokë. Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babanë në momentin e vrasjes.

Autor i dyshuar i ngjarjes është Habib Rexha, ndërsa motivi dyshohet se është hakmarrja për një krim të dyfishtë që ndodhi po në këtë qytet në muajin Mars.

Habib Rexha jetonte në Itali, dhe ishte kthyer në Shqipëri pas vrasjes së të vëllait më 29 Mars 2023.

Autori i krimit u identifikua nga policia nga një kamera sigurie që ndodhet në një biznes rreth 100 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.

Një detaj tjetër që e ndihmoi policinë në identifikimin e autorit është fakti që 31-vjeçari ka qëlluar me dorën e majtë dhe vetëm me një plumb në kokë.

Autori i dyshuar, Habib Rexha
Autori i dyshuar, Habib Rexha

Rexha mësohet se ka qëlluar me të majtën për arsye se gishtërinjtë e dorës së djathtë nuk i ka pasi i ka humbur gjatë një shpërthimi kur ishte i vogël. Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.

Në këmbim të çdolloj informacioni blutë kanë vënë shumën prej 10 mijë eurosh./Albeu.com/


Shtuar 22.05.2023 13:39