Një 39-vjeçar në Durrës është dënuar me 18 vite burg pasi akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për shtetasin Afrim Kila, 39 vjeç, banues në Ishëm, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të lidhura
None found
Ky shtetas është dënuar me 18 vite burg. Së fundmi Afrim Kila ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin./Albeu.com/
