Profecia e Mihajlovic, parashikon saktë arbitrin e ndeshjes me Juven

“Jam i sigurt që për ndeshjen e fundit ndaj Juventusit, do të na sjellin një arbitër për të qenë. Javët e fundit jemi arbitruar nga shumë të rinj, që na kanë bërë shumë dëm, megjithatë mund të vë bast që ndaj Juves do të gjykojë njëri mes Valerit apo Giacomellit”, pati deklaruar Sinisa Mihajlovic disa ditë më parë dhe profecia e tij u përmbush.

Kjo pasi për sfidën mjaft të rëndësishme të bardhezinjve në javën e fundit të kampionatit, në transfertën ndaj Bolognës, arbitër kryesor do të jetë “eksperti” Paolo Valeri, ndërsa në VAR Giacomelli.

Tashmë Sinisa Mihajlovic mund jo vetëm të krenohet me aftësinë e tij parashikuese, por edhe të përgatisë i qetë sfidën ndaj bardhezinjve, me besimin se në fushë do të arbitrohet nga një gjyqtar me mjaft eksperiencë.

Takimi i të dielës në mbrëmje nuk vlen për asgjë për Bolognën, që është e qetë në zonën e mesit të renditjes, por është si një finale për Juventusin, që është i dënuar të marrë tre pikët, për të shpresuar në një vend në zonën Champions.


Shtuar 20.05.2021 22:41