“Jam për një PD më të madhe se Basha”, Kadilli: Nuk ndihem mirë për Berishën

Kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, komentoi shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Berisha nga DASH.

Ai tha se kjo çështje duhet të gjykohet e ndarë nga PD, pasi sipas tij, do të jetë e dëmshme për këtë parti politike. Kadilli gjithashtu tha se ai ka menduar një PD të shkëputur nga figura e liderit.

“Patjetër që PD s’ka kohë për të humbur. Pjesa e Këshillit pati shenja jo të mira, më ktheu 30 vite mbrapa në disa element të kulturës politike, të padurimit partiak për të dëgjuar një alternativë. E kam të vështirë të lidh partinë tim me emra. Ku kam dalë në këtë udhë kam dalë me këmbëngulje. Më vjen keq që zoti Berisha është në këtë ngjarje, sepse kemi bashkëpunuar bashkë. Ka qenë shumë i afërt në mandatin e tij të parë. Kujtoj që arrit të korrigjonte çdo gjë me historinë e tij, arriti kulmin me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Me vete thoja që ky njeri e arriti. Sepse shtëpia e tij është vetëm 2 km me Kosovën në vijë ajrore. Pas atij momenti nuk pashë më maja të ngjiteshin prej tij.

Kujtoj që 30 vite më parë, ka qenë 30 mars, është dita e vendosjes diplomatike dhe kanë qenë zoti Pashko dhe Berisha të ftuar në DASH. Kjo vizitë shihej si përcaktuese se cili do të ishte drejtuesi i PD. Nuk më vjen mirë që ai tani ndodhet në një situatë përmbys. Ai është krenaria, forca, kurajo, ta çlirojë veten ndaj çdo akuzë që i është bërë. Kjo është ndarë nga PD për mua. unë jam për një PD më të madhe se kryetari e vetë PD, sepse ka një zvogëlim i PD. Një PD vetëm berishiste apo bashiste është në minorancë. Një PD më e madhe se e Berisha.

Jam për një PD më të madhe se Berisha e Basha, sado e imët të duket ajo mbështetje, është si farmi për të ndryshuar një masë të caktuar. Është mjaftuar në PD të dashurohesh për Berishën dhe Bashën. Duke qenë nga një familje e persekutuarish e di çdo të thotë të ndalojnë në mënyrë të padrejtë, formimi im politik, i edukimit të standardeve ka ardhur nga Zëri i Amerikës, mediat italiane.

Një vend human, që ka ditur të kapërcejë sfidat politike. Jam i palëkundur ta mbroj në çdo sekondë, edhe sikurse të kisha përballë prindin tim. Unë nuk shmang vlerat që besoj, ato politike. S’dua të marr anët e akuzës dhe jam i bindur që mbrojtjen e bën vetë, do të jetë i dëmshëm për PD. Kur jemi në krizën më të madhe politike, për mua më të madhe se ’97-ën. Zoti Berisha harroi standardin që ka vendos, nuk po shprehet pas zgjedhjeve. Kjo çështje është përfolur shumë më para. Kemi aludime, fakti që shkoi kaq larg s’më është ditur. Më është thënë tre muaj para, por s’i kam besuar, mendoja si thashetheme korridoresh. Uroja të ishte gënjeshtër, nuk ndihem mirë për të. kemi raport miqësie, jo të afërt”, u shpreh Kadilli.

 

Shtuar 20.05.2021 22:36