Pas përmbytjeve që kanë shkaktuar 9 viktima, Itali është goditur mëngjesin e sotëm edhe nga 2 tërmete. Lëkundjet e para me magnitudë 3.6 janë regjistruar në orën 00:17 të mëngjesit në verilindje të Siçilisë, në provincën e Katanias.
Lëkundjet e dyta me magnitudë 3.2 janë regjistruar në orën 03:22 në verilindje të Siçilisë.
Sipas sondazheve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi prej 37 kilometrash dhe një epiqendër 8 km nga Maniace (Catania) dhe 9 nga Floresta (Messina).
Aktualisht nuk ka raportime për dëme në persona apo pronë./Albeu.com/