Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Elbasan, ku 58-vjeçari Tefik Tashi vrau me sëpatë motrën e gruas, 44-vjeçaren Alma Qevani.
Në dëshminë e tij, Tashi ka pranuar krimin dhe u shpreh se e vrau pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.
“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”.
Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur. Për mediat, fqinjët e 44 vjeçares thanë se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre.