Pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Milanit është mbyllur pa gola.
Rezultat ky që i shkon më së miri zikaltërve, të cilët fituan ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.
Trajneri Inzagi ka vendosur t’u besojë të njëjtëve lojtarë të cilët e nisën nga fillimi ndeshjen e parë, duke lënë jashtë Brozoviç dhe Lukakun.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Pioli ka guxuar me një rreshtim shumë ofensiv, ku nga minuta e parë luajnë Mesias, Brahim Diaz, Zhiru dhe i rikthyeri Rafael Leao.
Kjo do të ishte finalja e parëpër Interin në rast kualifikimi, që nga viti 2010, kur fituan trofeun në drejtimin e Jose Mourinho.