Përfundimi i numërimit të kutive për kandidatët në të gjithë vendin dhe nisja e dalja e të dhënave mbi votën e partive ka nxjerrë në pah një mori mesazhesh që baza i ka dhënë partive në lidhje me zgjedhjet e bëra nga kryetarët dhe raportin me kryetarët.
Rasti më tipik është Himara, ku Fredi Beleri u shpall fitues me një grusht votash, ndërkohë që nuk rezulton kështu në votën për partitë.
Nga 21 këshilltarë që ka Bashkia e Himarës, me numrin e kutive që janë numëruar deri më tani, rezulton se PS ka fituar 9 mandate dhe duket se do të shkojë më lartë duke parë trendin e votave në kutitë që po happen sëfundmi.
Nga ana tjetër, BF ka marrë 5 mandate, kurse MEGA dhe PSD kanë marrë secila nga 2 mandate.
Nëse presupozohet se në shumicë votuesit e MEGA-s kanë votuar Belerin, atëhere sërish të dy këto parti nuk marrin shumicën në këshilli, madje nuk i afrohen as votave të PS-së pa marrë në konsideratë vetë PSD-në.
Rrjedhimisht duket qartë se himariotët nuk kanë votuar kundër PS-së, por kundër Jorgo Goros dhe vendimit që mori Rama për ta kandiduar pavarësisht “shuplakave” të shumta që i ka dhënë gjatë viteve të fundit për keqmenaxhimin e bashkisë.
rrjedhimisht, duket qartë se himariotët nuk zgjodhën Fredi Belerin, por shkarkuan Jorgo Goron. /albeu.com