Lufta drejt fundit?! Izraeli diskuton kushtet për armëpushim me Gazën

Konflikti mes Izraelit dhe Gazës duket se po shkon drejt fundit, të paktën përkohësisht pasi palët janë shumë afër një marrëveshjeje armëpushimi.

Ka qenë Izraeli i cili është bindur për armëpushim pas thirrjeve e presioneve ndërkombëtare duke mbledhur sot kabinetin e sigurisë.

“The Jerusalem Post”, raporton se sot në kabinet do të diskutohen kushtet e armëpushimit me Gazën. Nga ana tjetër edhe nga Hamasi shprehen të sigurt se do të ketë një armëpushim.

Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë një bisede telefonike me Netanyahun ditën e djeshme duket se e ka bindur këtë të fundit për armëpushimin.

 


Shtuar 20.05.2021 16:48