Prej mbrëmjës se djeshme ka nisur numërimi i votave në të gjitha bashkitë e vendit.
Aktualisht numërimi i votave ka përfunduar zyrtarisht në 9 bashki. Në bashkinë Elbasan, Vorë, Kamëz, Pustec, Delvinë, Tepelenë, Dropull, Këlcyrë kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës deri tani ka fituar vetëm një bashki, atë të Pukës.
Albeu.com ju sjell rezultatet kuti pas kutie, ndërsa më poshtë ju informojmë si paraqitet situata në Qarkun Kukës.
Bashkia Tropojë:
Besnik Dushaj (BF) – 4876 vota
Rexhë Byberi (PS) – 5126 vota
Bashkia Has
Miftar Dauti (BF) – 4420 vota
Beqir Mulaj (PS) – 3488 vota
Bashkia Kukës
Abedin Oruçi (PEISH) – 584 vota
Admir Sinamati (BF) – 2506 vota
Afet Gjici (PS) – 2978 vota