Incidente në qendrën e votimit në Fushë Krujë, nxirret me dhunë komisioneri i opozitës

Me icidente është shoqëruar në qendrën e votimit 1302/ 1 në qytetin e Fushë-Krujës.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në këtë qendër votimi dhe kanë nxjerrë më dhune duke e dhunuar komisionerin e opozitës, Ilir Hyka.

Votimi në këtë qendër aktualisht është pezulluar, teksa nuk dihet ende kur do të fillojë.

Në këtë qendër ushtrojnë të drejtën e votës 755 votues.

 


Shtuar 14.05.2023 10:54