Sipas medieve italiane, 18-vjeçari kishte kthyer shtëpinë e cila ndodhej në via Farini në një vend për trafikun e drogës.
Për këtë arsye, Karabinierët e Seksionit Operativ, pas konstatimeve hetimore, vendosën të vijojnë me kontrollin e banesës. Pasi kanë pritur largimin e qiramarrësit kanë hyrë brenda dhe kanë vijuar me kontrollin.
Në ambientet e studios u gjetën dhe sekuestruan gati 60 gramë kokainë, të fshehura në vende të ndryshme, disa tashmë të ndara në doza, rreth 1500 euro dhe gjithçka e nevojshme për ambalazhim.
18-vjeçari u arrestua për tregtim të lëndëve narkotike, ndërsa për të njëjtin krim u denoncua edhe 21-vjeçari shqiptar i dhomës./Albeu.com/