Ndërsa na ndajnë dhe dy ditë nga zgjedhjet lokale, prezenca e OSBE në Shqipëri ka bërë thirrje për pjesëmarrje.
Sipas OSBE, çdo qytetar duhet të vendosë për të ardhmen e fshatit apo qytetit ku jeton.
“Çdo votë vlen, bëjë zërin tënd të dëgjohet. Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet”.