Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e PD-së dhe LSI-së për rivotim në qarkun e Vlorës.
“KAS me shumicë votash vendosi: rrëzimin e kërkesës ankimore 36 të paraqitur nga PD-AN. Rrëzimin e kërkesës ankimore 49 të paraqitur nga LSI. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionarit për rezultatin e votimit për qarkun e Vlorës”, tha relatori i ankimimit.
KAS, më herët, gjithashtu ka refuzuar rinumërimin e kërkuar nga PD dhe LSI edhe për qarkun e Beratit dhe Gjirakstrës./albeu.com