EMRI/ Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 39-vjeçari turk në Gjirokastër

Një 39-vjeçar turk është arrestuar në Gjirokastër, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë Emrah Pakcetin.

Policia bën me dije se shtetasi turk po tramsportonte me makinë në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i Policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 59”.

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 39-vjeçari (shtetas turk).

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 59”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi turk:

E. P., 39 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip “Peugeot”, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti “Peugeot”, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”./albeu.com/ 


Shtuar 11.05.2023 09:01