U arratisën nga qendra e emigracionit, policia britanike shpall në kërkim tre shqiptarë (EMRAT+FOTO)

U arratisën nga qendra e emigracionit, policia britanike shpall në kërkim tre shqiptarë 

Policia britanike ka shpallur në kërkim 13 perosna që janë arratisur nga qendra e emigrantëve Yarl-s Wood, pranë Bedford, mes tyre dhe 3 shqiptarë.

Arnold Lleshaj, 27 vjeç, Ervin Morati, 20 vjeç dhe Luftim Hallaci, 20 vjeç, janë shpallur në kërkim sëbashki me 10 shtetas të tjerë të huaj, të cilët pasi janë ndaluar nga policia mbaheshin në qendrën e emigrantëve.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të identifikuar dhe gjetur personat përgjegjës.

Unë do t’u bëj thirrje drejtpërdrejt këtyre tre burrave që të dorëzohen, duhet të dini gjithashtu se kushdo që ju ndihmon në çfarëdo mënyre do të arrestohet dhe do të paraqitet para gjykatave.” kanë njoftuar forcat policore.

Yarl’s Wood, në Milton Ernest, është një qendër largimi imigracioni ku personat me status të diskutueshëm imigrimi mund të ndalohen pa një afat të caktuar kohor.


Shtuar 8.05.2023 18:01