Flukset e mëdha të parasë së pistë që po pastrohet në vend, fushata e zgjedhjeve lokale si edhe fillimi i sezonit turistik kanë fundosur euron në raport me lekun duke e çuar në tregues minimal të këmbimit.
Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se një euro u këmbye me mesatarisht 111.15 lekë gjatë ditës së sotme duke humbur disa pikë krahasuar me fundjavën e shkuar.
Në të njëjtin trend është edhe dollari, ku një USD këmbëhet sot me 100.77 lekë, ndërsa Paundi Britanik duket se po e merre veten. Banka e Shqipërisë raporton se një paund u këmbye sot me 127.33 lekë.