Një biznesmen 48-vjeçar është arrestuar në Greqi. Ai akuzohet se kishte vendosur një kamerë të fshehtë në banjë dhe kishte regjistruar të zhveshur vajzën e tij 15-vjeçare.
Protothema.gr shkruan se biznesmeni u arrestua mbrëmjen e djeshme. Sipas informacioneve, në momentin e arrestimit ai ishte nën efektin e alkoolit.
Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij dhe nëna e 15-vjeçares ndodhen në gjenjde të keqe psikologjike.
Ajo do të kërkojë ndihmën e mjekëve specialistë për të trajtuar këtë çështje shumë të ndjeshme pasi fëmijët e tyre të mitur nuk janë informuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Biznesmeni u denoncua pikërisht nga e shoqja, pasi kjo e fundit i gjeti në telefon foto dhe vido të vajzën së mitur.
Në komunikimin e djeshëm që protothema.gr pati me babain e 15-vjeçares, biznesmeni mohoi akuzatj dhe u mjaftua me faktin se po mendon të shkojë vetë në polici për të sqaruar situatën.
Ai është një biznesmen me reputacion, mjaft i njohur në zonën e gjerë të Ilios.
Nga provat e reja që dolën në dritë përmes dosjes së ngritur në ngarkim të tij, rezulton se bashkëshortja e tij e ka gjetur materialin e turpshëm në një dosje të fshehur në celularin e tij para dy ditësh, siç tha ajo, kur ka kërkuar në pajisje në pajisje disa foto të harruara të fëmijëve të tyre.
Burri i saj, tha ajo, e kishte vendosur kamerën në banjë, sipër pasqyrës. Përmes kamerës ai ka realizuar video, pamjet e të cilave i ka ruajtur në celularin e tij, në një dosje të fshehur.
“Ndërsa kërkoja në celularin e tij foto të fëmijëve tanë, gjeta edhe një dosje të fshehur me foto të tjera të cilën e hapa”, tha nëna në polici.
“Fotografia e parë që pashë ishte e vajzës sime, e mbështjellë me një peshqir, e cila ishte bërë vetëm një natë më parë. Unë u trondita. Vazhdova të shikoja dosjen dhe më pas gjeta foto të tjera, ku ishte vajza ime 15-vjeçare, e zhveshur ose me të brendshme”, shtoi ajo.
Ajo shtoi për mediet se nuk e dinte kur kishte nisur bashkëshorti të filmonte vajzën e mitur, por fotoja më e vjetër në celularin e tij rezultonte para një muaji./Albeu.com/